Milani dhe Interi do tëo përballen të dielën në derbin lokal më të madh në botë.
Një prej derbive më të shikuar në botë viteve të fundit e ka humbur pak prestigjin shkaku i krizës që po kalojnë dyja klubet nga Milano.
Sidoqoftë, derbi është derbi dhe të dyja skudrat do të tentojnë ta fitojnë atë.
Interi do të hyjë në këtë ndeshje i favorizuar për shkak se Milani ka lëndime të rëndësishme.
Andra Bertolacci, Riccardo Montolivo dhe Davide Calabria sigurt mungojnë, teksa Alessio Romagnoli është në dyshim dhe vështirë se do të luajë.
Të dyja skuadrat pritet të paraqiten me formacione sulmuese 4-3-3, gjë që na bën të presim lojë atraktive dhe me gola, që nuk ishte rasti në ndeshjet e fundit.
Interi pritet të hyjë më fytyrë krejt tjetër në këtë takim pasi edhe ka trajner të ri. Stefano Pioli do ta ketë debutimin pikërisht në Madonnina ndaj Milanit dhe ky është rast perfekt për të që t’ua rrëmbejë zemrat tifozëve të Interit.
Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-3): Donnaruma, De Sciglio, Paletta, Gomez, Abate, Bonaventura, Locatelli, Kucka, Niang, Bacca, Suso.
Formacioni i mundshëm i Interit (4-3-3): Handanovic, Ansaldi, Miranda, Murillo, Santon, Brozovic, Medel, Mario, Candreva, Icardi, Perisic.