Site icon Telegrafi

Milan i vë çmimin Baccas

Milani i ka vënë një çmim Carlos Baccas që kërkohet nga Bayern Munich dhe Arsenal.

Kolumbiani erdhi në San Siro këtë verë, por mund të largohet vetëm pas një viti në Serie A.

Corriere dello Sport shkruan se Bayern Munich e shohin 29 vjeçarin si zëvendësues të Robert Lewandowski nëse ky largohet.

Nuk mungon as interesimi i Arsenalit që medoemos duhet të marrin një sulmues.

Rossonerët nuk do të pranojnë oferta nën 30 milionë euro, e njëjta shumë që ata i paguan Sevillas verën që shkoi.

Bacca këtë sezon ka shënuar 14 gola në 30 ndeshje të Serie A dhe ka kontratë deri ën qershor të vitit 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version