Telegrafi

Milan – Torino, formacionet zyrtare

Milani do të kërkojë këndelljen pas dy ndeshjeve pa fitore në kampionat, kësaj radhe përballë Torinos.

Kuqezinjtë që gjenden në vendin e 10-të me 32 pikë, kërkojnë zonën e Evropës dhe një fitore për ta do të ishte e mirëseardhur.

Trajneri Stefano Pioli ka zgjedhur në sulm Zlatan Ibrahimovicn, që do të përkrahet nga Paqueta e Rebic.

 

Në anën tjetër Torino do të sulmojë me Belottin.

Ndeshja mes Milan dhe Torino do të luhet me fillim nga ora 20:45.


Milan (4-4-1-1): G.Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Rebic; Paquetá; Ibrahimovic.

 

Torino (3-4-2-1): Sirigu; Bremer, Nkoulou, Lyanco; De Silvestri, Lukic, Rincon, Ansaldi; Edera, Berenguer; Belotti.


/Telegrafi/