Telegrafi

Milan do të transferojë Deulofeun?

Nuk ka filluar ende zyrtarisht merkato e dimrit, por klubi i AC Milan e ka mbyllur marrëveshjen e parë, të paktën sipas asaj që shkruan gazeta e përditshme spanjolle “Marca”.

Nuk është një emër shumë i bujshëm, por është ai që i duhej skuadrës së Vincenzo Montella, një sulmues krahu që i jep mundësinë e frymëmarrjen titullarëve në këtë pozicion, M’Baye Niang dhe Suso Fernandez.

Bëhet fjalë për Gerard Deulofeu, sulmuesi aktual i Everton. Ashtu si Suso, edhe Deulofeu është i datëlindjes 1994.

Ai është rritur te moshat e Barcelonës dhe do të vijë i huazuar deri në qershor, për të treguar edhe një herë se bëhet fjalë vetëm për një afrim që përforcon ekipin, në pritje të përforcimeve të mëdha në verë. Edhe kinezët kanë dhënë aprovimin e tyre dhe në fillim të janarit Deulofeu do të vishet kuqezi. /Telegrafi/