Zvonimir Boban raportohet se ka gjetur mesfushorin e ri që do të kryejë punën e krijuesit te Milani.
La Gazzetta dello Sport shkruan sot te klubi italian do ta transferojë Florian Neuhausin e Borussia Monchengladbachut.
Mediat sportive gjermane e cilësojnë 22-vjeçarin si pasardhësin e të madhit, Lothar Matthäus, ndërsa revista më e famshme italiane e sportit e ka shpallur atë “Leite Kaka gjerman”.
Një burim për gazetën italiane ka treguar se marrëveshja mund të konsiderohet pothuajse e zgjidhur. Milani dëshiron të përcaktojë kushtet dhe të bëjë për vete Neuhaus në mënyrë që të mos rrëmbehet nga Bayern Munich.
Futbollisti luajti shkëlqyeshëm sezonin e kaluar, ku realizoi tri gola dhe pati dhjetë asistime në 33 paraqitje në Bundesliga.
Ndryshe, lojtari ka pasur edhe 17 paraqitje për grupmoshat deri në 21 vjet të Gjermanisë dhe ka realizuar një gol. /Telegrafi/