Milani është nikoqir i Pragës në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Evropës.
Rossonerët e fituan ndeshjen e parë në kuadër të Grupit H (3-1 në udhëtim te Celticu), ashtu që duan të vazhdojnë me fitore.
Në mungesë të Gianluigi Donnarummas, Ciprian Tatarusanu pritet të jetë në portë kundër skuadrës çeke, ndërsa Theo Hernandez mund të pushojë dhe në vend të tij të inkuadrohet Diogo Dalot.
Në formacionin 4-2-3-1 të Stefano Piolit, Sandro Tonali pritet të startojë në mesfushë me Zlatan Ibrahimovicin si sulmues qendror.
Formacioni i mundshëm i Milanit: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Dalot; Tonali, Bennacer; Castillejo, Krunic, Diaz; Ibrahimovic.
Formacioni i mundshëm i Sparta Pragës: Heca; Sacek, Vitik, Lischka, Hanousek; Pavelka, Travnik; Karabec, Dockal, Polidar; Kozak.
/Telegrafi/