Site icon Telegrafi

Milan Radojeviç nga Lista Serbe fiton zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka njoftuar se zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut i ka fituar kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviç me 89.5 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

LVV ka marrë 4.0 për qind të votave, kandidati i pavarur Dusan Milunaviç ka marrë 2.9 për qind të votave kurse Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 3.6 për qind.

Lexo po ashtu KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet në Podujevë, Shpejtim Bulliqi fiton 51.9 % të votave

KQZ njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut ishte 38.8 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version