Telegrafi

Milan Radoiçiq thërret Fatmir Shehollin ‘live’ në emision: Pa u heq Njësia Speciale, nuk ka paqe në veri

Këtë javë në emisionin Kojshia Show, mysafir ishte drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

Derisa ishte duke folur për zhvillimet në veri të vendit, Sheholli zhvilloi një telefonatë me Milan Radoiçiqin live në emision.

Sheholli flet në telefon Radoiçiqin pa interfon, por i transmeton tek moderatori fjalën që ai i thotë në telefon.

“Mua Amerika më ka shti në listë të zezë por tash fillon lista e zezë e vërtetë. Shumë shpejt ja dëgjoni krismën. Kam ‘dosta’ në të gjitha subjektet politike shqiptare”, citon Sheholli fjalët e Milan Radoiçiqit.

Lexo po ashtu Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq me pasuri marramendëse – mediet opozitare serbe raportojnë për punët e pista të dyshes kriminale që gjenden në listën e zezë të SHBA-së

Sheholli përcjellë fjalët e Radoiçiqit, për të cilin thotë se për situatën në veri i tha:

“Pa formim të Asociacionit dhe pa u hequr Njësia Speciale e flamuri Kosovës, nuk ka paqe në veri”.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë vendosur sanksione nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviqit, lider i një grupit të organizuar kriminal.

Lexo po ashtu Reagon Sveçla pas kritikave nga SHBA-ja: Po inkurajoni Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës

Milan Radoiçiq, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe, ai ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’i dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse.

Zvonko Veselinoviq në anën tjetër,  një biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovë, ka përdorur kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore, shton tutje Mbretëria e Bashkuar.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalim të udhëtimit, si dhe ngrirjen e aktiviteteve./Telegrafi/