Milani është duke menduar që të ofrojë në radhët e veta sulmuesin e Napolit, Manolo Gabbiadini.
Sulmuesi 25 vjeçar nuk është duke u preferuar shumë nga trajneri Maurizio Sarri, i cili edhe me mungesën e Arkadiusz Milik ka preferuar lojtarë të tjerë.
Ai ka shënuar vetëm një gol deri më tani, ndërsa ka munguar në gjashtë ndeshje.
Edhe klubet si West Ham United dhe Everton e pëlqejnë sulmuesin, por Tuttosport e sheh të avantazhuar Milanin.
Vincenzo Montella nuk është i kënaqur me Carlos Bacca dhe klubi mendon ta shes që në janar. /Telegrafi/