Telegrafi

Milan – Napoli, formacionet e mundshme të derbit të javës në Serie A

Milani dhe Napoli do të ndeshen sot (e diel) në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të napolitanëve në takimin që është paraparë të zhvillohet në San Siro nga ora 20:45.

Sikurse vendasit, ashtu edhe mysafirët vijnë nga një formë e njëjtë, me dy fitore dhe një barazim nga tri ndeshjet e fundit dhe synojnë ta vazhdojnë këtë.

Megjithatë, Stefano Pioli dhe Gennaro Gattuso janë duke bërë kalkulimet e fundit për formacionet titullare, pasi mungesat nuk janë të pakta.

Te Milani mungojnë emra si Zlatan Ibrahimovic dhe Ismael Bennacer, ndërsa te Napoli mungojnë Amir Rrahmani, Hirving Lozano dhe Kostas Manolas.

Formacionet e mundshme

Milan (4-2-3-1): G Donnarumma; Dalot, Kjaer, Tomori, Hernández; Kessie, Tonali; Castillejo, Calhanoglu, Krunic; Leao

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, L Insigne

/Telegrafi/