Telegrafi

Milan mendon shitjen e Piatek për t’i pranuar kushtet e Ibrahimovicit

Milani po mendon që ta shesë Krzysztof Piatekun në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra italiane është e zhgënjyer nga forma e sulmuesit polak dhe janë të gatshëm që të heqin dorë nga ai.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Paolo Maldini nuk është i interesuar që ta mbajë në skuadër Piatekun.

Krzysztof Piatek (Foto: Goal.com/GettyImages/ Guliver)

Nëse sulmuesi shitet në këtë afat të dimrit, atëherë Rossonerët do të tentojnë ta rikthejnë suedezin në Santiago Bernabeu.

Lexo po ashtu Piatek: Mund të largohem nga Milani për 70 milionë euro

38-vjeçari thuhet se kërkon një pagë afro dhjetë milionë euro në sezon dhe me largimin e Piatekut një gjë e tillë do të ishte e mundur.

Ibra u largua nga La Galaxy ditë më parë, derisa kontrata e tij skadon në fund të dhjetorit dhe do të jetë lojtar i lirë. /Telegrafi/