Telegrafi

Milan mendon për Depayn

Milani ka hequr dorë nga mesfushori spanjoll Gerard Deulofeu.

Por skuadra italiane vazhdon të fokusohet në lojtarët që janë pjesë e Ligës Premier.

Sipas asaj që ka shkruar ‘Tutto Sport’, Milan po mendon transferimin e holandez Memphis Depay.

Depay nuk ka arritur të shkëlqejë nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili nuk e ka më në planet e veta.

‘Rossonerët’, janë duke shqyrtuar mundësinë e huazimit të holandezit me të drejtë blerje.

Vlera aktuale e Depay në tregun e transferimeve sillet rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/