Telegrafi

Milan kërkon Dzekon

Reparti i avancuar i Milanit mund të ndryshojë tërësisht sezonin tjetër.

Carlos Bacca mund të largohet në fund të sezonit e po ashtu edhe Luis Adriano e Mario Balotelli, çka do të thotë se sulmi kuqezi mund të ketë të tjera emra sezonin e ri.

Në majën e listës për të veshur fanellën e Milanit mbetet suedezi Zlatan Ibrahimovic, i cili mund të rikthehet te kuqezinjtë. Por orët e fundit ka dalë një tjetër emër për sulmin e Milanit.

Bëhet fjalë për sulmuesin boshnjak të Romës, 30-vjeçarin Edin Dzeko, i cili pritet të largohet me verdhekuqtë në fund të këtij sezoni.

Roma ka mbetur e zhgënjyer nga sulmuesi dhe kërkon ta largojë, ndërsa Milani kërkon një sulmues me përvojë. Ndaj, në rast se dështon pista Ibrahimovic, boshnjaku Dzeko mund të jetë një alternativë e mirë për sulmin kuqezi, pasi lojtari kushton pak.