Telegrafi

Milan ka gjasa për Aubameyangun, e bën lojtarin më të paguar në Itali

Milani vazhdojnë të besojnë se mund t’i sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Rossonerët janë në garë me skuadrën kineze Tianjin Quanjian për sulmuesin.

Ai ka një ofertë prej 80 milionë eurove dhe paga në vlerë 30 milionë euro.

Në Kinë afati kalimtar mbaron nesër dhe Gazzetta dello Sport, beson që klubi italian ka mundësi të mira ta ofrojë lojtarin nëse ai nuk e pranon kalimin në kampionatin kinez.

Milani ka ofruar për Aubameyangun 60 milionë euro.

Ai do ta ktë pagën më të madhe në Serie A, me 7.5 milionë euro në sezon aq sa merr Gonzalo Higuain i Juventusit. /Telegrafi/