Milani dhe Juventusi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë ndeshje derbi.
Rossonerët janë mysafirë të Zonjës së Vjetër në ndeshjen derbi të javës së 11-të të kampionatit italian, Serie A.
Skuadra e Vincenzo Montellas po përjeton një fillim sezoni të dobët, ku pësoi tri humbje radhazi dhe një barazim në kampionat, por fitorja e fundit në udhëtim te Chievo si duket do të jetë motivim për ndeshjen ndaj Juventusit, ku presin maksimumin e pikëve.
Në anën tjetër, ekipi i Massimiliano Allegrit, pas humbjes nga Lazio në shtëpi ka shënuar dy fitore radhazi dhe janë afruar Napolit dhe Interit në krye të tabelës, ndërsa ndaj Milanit presin ta vazhdojnë serinë e fitoreve.
Dy trajnerët kanë vendosur të startojnë në këtë takim me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa ndeshja që zhvillohet në San Siro fillon nga ora 18:00.
Milan: Donnarumma; Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Abate, Kessie, Biglia, Borini; Suso, Calhanoglu; Kalinic
Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Chiellini, Rugani, Asamoah; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain
/Telegrafi/