Telegrafi

Milan – Juventus, sfida e rekordeve

ROME, ITALY - MAY 09: Miralem Pjanic of Juventus competes for the ball with Hakan Calhanoglu of AC Milan during the TIM Cup Final between Juventus and AC Milan at Stadio Olimpico on May 9, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Milani do ta pres Juventusin, në derbin e madh të Serie A, ku pritet të thyhen disa rekorde.   

Një javë më parë Interi vendosi një rekord për futbollin italian duke fituar 5,9 milionë euro nga biletat e shitura për ndeshjen me Barcelonën.

Milani do të fitojë 4.9 milionë euro, pasi aktualisht ka shitur mbi 70 mijë bileta.

Pamje nga ndeshja e fundit . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Ka ende vende të lira në “San Siro”, por do të jetë mbushur, pasi tifozët e Juventusit nuk do të udhëtojnë të organizuar, sepse janë kundër çmimit të lartë të biletave.

Në ektorin ku ata do të qëndrojnë një biletë ka kushtuar 75 euro.

Do të jenë 200 vende në lidhje direkte, 20 telekamera për transmetimin në 4K, 274 media dhe 53 fotografë të akredituar.

Milan dhe Juve. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Këto dy skuadra janë përballur 166 herë: 49 fitore për kuqezinjtë, 63 për bardhezinjtë dhe 54 barazime.

2.69 është mesatarja e golave për ndeshje.

Ndërkohë, nga ndeshjet e luajtura në “San Siro”, Milan ka fituar 28.

Miralem Pjanic dhe Patrick Cutrone . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Kjo është një sfidë që luhet edhe në rrjetet sociale: 95 milionë ndjekës në total për të dy ekipet, një shifër që shkon në 473 milionë nëse përfshihen edhe ndjekësit e të gjithë lojtarëve. /Telegrafi/