Milani ka humbur në shtëpi nga Juventusi me rezultat 2-0 në derbin e javës në Serie A.
Zonja e Vjetër ka arritur të shënoj fitore të madhe në udhëtim te Milani në derbin e vlefshëm për javën e 11-të në kampionatit italian.
Golat në këtë takim për skuadrën e Massimiliano Allegrit u shënuan nga sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain (23’, 63’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i dy golave, Higuain, i cili u notua me 8.6.
Ndërsa, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për portierin Gianluigi Donnarumma, i cili u notua 5.8. /Telegrafi/
Milan:
Juventus: