Telegrafi

Milan – Inter, formacionet zyrtare të Derby della Madonnina

Milani dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir të rivalëve lokal, Interit, në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e katërt në Serie A, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në San Siro.

Skuadra e Marco Giampaolos vjen pas dy fitoreve minimal ndaj Brescias e Veronas dhe synon fitoren e radhës në këtë derbi ndaj Interit.

Në anën tjetër, ekipi i Antonio Contes ka tri fitore nga tri takimet e para në kampionat dhe gjithashtu synon tri pikët e radhës për të mbetur lider në tabelë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira ta mundshme, ku nuk mungojnë befasitë.

Milan: Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Calhanoglu; Suso; Piatek, Leao

Inter: Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Lautaro, Lukaku

/Telegrafi/