Milan dhe Inter do të përballen me njëra tjetrën në javën e 28-të në Serie A.
Derby della Madonnina i gjen dy skuadrat në luftë për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.
Aktualisht Milani zë pozitën e tretë në tabelë me 51 pikë të grumbulluara, një më pak se Interi që zë pozitën e katërt.
Rossonerët në këtë takim pritet të luajnë me formacionin 4-3-3, ku në sulm do të jenë Suso, Piaten dhe Calhanoglu.
Ndërkohë trajneri i Interit, Luciano Spalletti do të luaj me formacionin 4-2-3-1, ku në qendër të sulmit do të jetë Lautaro Martinez i ndihmuar nga mbrapa nga Perisic e Politano.
Formacionet e mundshme:
Milan (4-3-3): G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu
Inter (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Borja Valero, Perisic; Lautaro Martinez /Telegrafi/