Milani dhe Lazio kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e javës së 30-të në Serie A që u zhvillua në San Siro.
Ashtu siç pritej, ishte një gjysmë e parë e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e tyre për të shënuar, ndërsa e shfrytëzuan nga një.
Të parët në avantazh kaluan mysafirët përmes Marco Parolos (9’), i cili shënoi pas një harkimi nga këndi të Lucas Biglias.
Mirëpo, nuk kaluan shumë minuta dhe Rossonerët barazuan. Luiz Adriano e pranoi një top dhe asistoi te Carlos Bacca, i cili u tregua i saktë (15’).
Në vazhdim, Bonaventura e goditi shtyllën, ndërsa Donnarumma bëri një pritje të mrekullueshme. Rastet vazhduan edhe në pjesën e dytë, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk ia doli të tregohej efektive.
Mysafirët i zhvilluan minutat e fundit me një lojtar më pak, pasi Senad Lulic u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (84’).
Milani është i gjashti në tabelë me 49 pikë, gjashtë më pak se Interi që pozicionohet në vend të pestë. Lazio është në vend të tetë me 42 pikë. /Telegrafi/
0-1: Marco Parolo kalon Lazion në epërsi ndaj Milanit.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016
1-1: Bacca barazon rezultatin ndaj Lazios. Gol i bukur nga kolumbiani.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 20 March 2016
Paratona di #Donnarumma! #MilanLazio pic.twitter.com/XLJ05aiAUx
— Alessia Novelli (@Alessia_Nov) March 20, 2016
TRAVERSA di #Bonaventura su punizione: il legno salva la #Lazio! #MilanLazio pic.twitter.com/gXS117BhiT
— Alessia Novelli (@Alessia_Nov) March 20, 2016