Max Meyer po i kalon ditët e tij të fundit tek skuadra gjermane Schalke 04.
Talenti i jashtëzakonshëm gjerman nuk do të vazhdojë kontratën me klubin bardh e kaltër.
Kjo gjë është konfirmuar nga drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel që Meyer do të largohet në verë si futbollistë i lirë.
Reprezentuesi i Kombëtares së Gjermanisë tani është bërë njëri nga më të kërkuarit në Evropë.
Meyer po kërkohet në katër kampionate të ndryshme evropiane si Gjermani, Spanjë, Angli dhe Itali.
Së fundmi garës për lojtarin iu kanë futur edhe dy skuadrat e mëdha italiane Roma dhe Milan.
Mediat italiane kanë shkruar se Giallorosët dhe Rosonerët kanë ndjekur edhe më parë Meyerin dhe tani që ai është futbollist i lirë po mundohen ta bindin për tu transferuar në Serie A.
Gjithsesi Roma dhe Milan nuk do ta kenë të lehtë ta bindin gjermanin për tu transferuar në Serie A.
22-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Arsenal, Liverpool, Atletico Madrid, Barcelona, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich. /Telegrafi/