E ardhmja e Gerard Deulofeut ende nuk është e sigurt te Milani.
Sipas Premium Sport, çdo gjë varet nga trajneri Vincenzo Montella.
Spanjolli është i huazuar nga Everotni, por Barcelona ka marrëveshje për ta riblerë për 12 milionë euro.
Gjithsesi blerja e tij nga klubi italian do të varet nga prioritetet e Montellas për sezonin e ri, dhe çdo gjë varët vetëm nga ai.
Dëshira e madhe e teknikut italian është Keita Balde Diao i Lazios. /Telegrafi/