Telegrafi

Milan arrin marrëveshjen me AZ Alkmaar për Reijnders

Milani thuhet se është afër finalizimit të një marrëveshjeje me AZ Alkmaar për transferimin e mesfushorit Tijjani Reijnders.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka shkruar në Twitter gjatë ditës së sotme se diskutimet pozitive po zhvilloheshin mes dy klubeve të shtunën dhe se një marrëveshje për një tarifë ishte afër arritjes.

Më vonë, Calciomercato zbuloi sipas burimeve të tyre, se Milani në fakt kishte mbyllur një marrëveshje me klubin nga Eredivisie.

Sipas mediumit Calciomercato dhe gazetarit Romano, Milani do t’i paguajë AZ Alkmaarit një tarifë prej 20 milionë euro plus bonuse për mesfushorin 24-vjeçar.

Besohet se Reijnders do të nënshkruaj një marrëveshje katërvjeçare, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2027, me një pagë vjetore që mendohet të jetë rreth 1.7 milionë euro.

Calciomercato gjithashtu beson se Reijnders mund të fluturojë në Milano që të hënën për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore përpara se të zyrtarizojë transferimin e tij në San Siro. /Telegrafi/