Milani ka shënuar fitore spektakolare në Ligën e Evropës ndaj F91 Dudelange.
Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultat 5-2, në një ndeshje ku tifozët u arkëtuan duke parë shtatë gola.
Fitorja e ka ngritur klubin kuq e zi në pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë të grumbulluara.
Por edhe pas këtyre tri pikëve Rossonerët ende nuk e kanë siguruar kalimin tutje në Ligën e Evropës.
Mesfushori francez, Bakayoko ka shkëlqyer në këtë takim duke marrë notën më të lartë 8.6.
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Hakan Calhanohlu, Patrick Cutrone e Gonzalo Higuain.
Ndërkohë lojtari me notën më të ulët ishte portieri mysafir Bonnefoi. /Telegrafi/