Milani ka fituar me rikthim ndaj Chievos me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.
Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me formë të lartë duke shënuar edhe fitoren e pestë radhazi në Serie A.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Hakan Calhanouglu (10′), Patrick Cutrone (51′) dhe Andre Silva (82′) për Milanin, ndërsa për Chievon shënuan Mariusz Stepinski (33′) dhe Roberto Inglese (34′).
Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte sulmuesi anësor, Suso, i cili u notua me 8.4.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Nenad Tomovic, i cili u vlerësua me 5.3. /Telegrafi/
Milan:
Chievo: