Telegrafi

Milan 3-1 Olympiacos, notat e lojtarëve: Higuain, Cutrone e Calhanoglu më të mirët

(Photo Luzzani/Getty Images/Guliver)

Milani ka marrë fitoren e dytë në po aq ndeshje në Ligën e Evropës.

Rossonerët kanë triumfuar me rikthim ndaj gjigantit grek Olympiacos 3-1.

Vendasit e panë vetën në disavantazh nga minuta e 14-të deri në të 70-të kur filloi rikthimi i madh.

Patrick Cutrone . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Patrick Cutrone me dy gola dhe Gonzalo Higuain me një tjetër ishin më meritorët për këtë fitore të Milanit.

Pikërisht dy sulmuesit qendror të Rossonerëve kishin notat më të larta në këtë takim.

E me paraqitje të mirë u dallua edhe mesfushori turk Hakan Calhanouglu dhe mbrojtësi zviceran Ricardo Rodriguez. /Telegrafi/