Telegrafi

Milan 1-2 Napoli, nota e Hysajt dhe të tjerëve (Foto)

Milan është mposhtur në San Siro nga Napoli me rezultat 2-1.

Skuadra e Vincenzo Montellas nuk ka mundur t’i kthehet fitoreve në Serie A pas barazimit me Torinon, pasi është mposhtur edhe nga Napoli.

Lexo po ashtu Napoli mposht Milanin në San Siro pas tetë ndeshjeve pa humbje (Video)

Golat në këtë takim u shënuan nga Lorenzo Insigne (6’) dhe Jose Callejon (9’) për mysafirët, ndërsa Juraj Kucka (37’) për Rossonerët.

Lojtari më i vlerësuar i takimit ishte pikërisht Insigne me notën 8.3 dhe lojtari me notën më të ulët Lorenzo Tonelli me 5.5, ndërsa mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u notua me 7.1. /Telegrafi/

Milan:

Te Milani më të vlerësuarit ishin Bonaventura dhe Kucka

Napoli:

Paraqitje të mirë patën edhe Mertens, Callejon e Allan