Milani ka triumfuar përball Juventusit në derbin e javës së nëntë të Serie A.
Djelmoshat e trajnerit Vincenzo Montella kanë arritur të shënojnë fitore shumë të rëndësishme ndaj Juventusit me rezultat 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga mesfushori i talentuar italian, 18-vjeçari Manuel Locatelli, i cili shënoi në minutën e 65-të.
Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.
Sipas kësaj faqe, futbollisti me notën më të lartë ishte Manuel Locatelli, i cili u notua me 7.9, teksa notën më të ulët 6.1 e kishte Gonzalo Higuain. /Telegrafi/
Milan:
Juventus: