Telegrafi

Milan 1-0 Crotone, nota e Ajetit dhe të tjerëve (Foto)

Milani ka arritur t’i kthehet fitoreve në Serie A pas tri ndeshjeve, pasi kanë fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Crotones.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka fituar në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian ndaj Crotones.

Goli i vetëm në këtë ndeshje për Rossonerët u shënua nga mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci (54′).

Lexo po ashtu Milani i kthehet fitoreve në Serie A, triumfon ndaj Crotones (Video)

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mesfushori Lucas Biglia, i cili u vlerësua me notë 8.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për Adrian Stoian me notë 5.8.

Për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, i cili pati një paraqitje solide dhe u vlerësua me notë 6.6. /Telegrafi/

Milan:

Paraqitje të mirë patën edhe Bonucci dhe Calabria

Crotone: 

Ajeti ishte i treti më i vlerësuari te Crotone