Telegrafi

Milan 0-3 Atalanta, nota e Gjimshitit dhe të tjerëve

Milani është mposhtur në shtëpi nga Atalanta me rezultat të thellë 3-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.

Rossonerët kanë shijuar tashmë edhe humbjen e dytë këtë sezon, duke u mposhtur në San Siro nga klubi nga Bergamo, pas humbjes disa javë më parë nga Juventusi.

Golat në këtë fitore të Atalantas u shënuan nga Cristiano Romero (26’), Josip Ilicic (53’) dhe Duvan Zapata (77’).

Lexo po ashtu Milani turpërohet në San Siro nga Atalanta

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi Romero, i cili pas golit dhe paraqitjes së mirë u notua me 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin e vendasve, Franck Kessie që u vlerësua me notë 5.9.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti luajti gjithë ndeshjen deri në minutat shtesë dhe pati paraqitje brilante duke u notuar me 7.4.

Milan:

Atalanta:

/Telegrafi/