Milani ka humbur në shtëpi nga Atalanta me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka përjetuar edhe një humbje në Serie A, duke vulosur formën e dobët që po kalojnë nga fillimi i sezonit.
Golat në këtë takim për mysafirët nga Bergamo u shënuan nga Bryan Cristante (32′) dhe Josip Ilicic (71′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ish-lojtari i Milanit, shënuesi i golit të parë, Cristante, i cili u vlerësua me notë 8.3.
Në anën tjetër, nota më e dobët e kësaj ndeshje shkoi për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie, i cili mori u vlerësua me notë 5.6.
Paraqitje të mirë në këtë ndeshje pati edhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili u vlerësua lart me notë 7.6. /Telegrafi/
Milan:
Atalanta: