Fiorentina ka befasuar Milanin duke i mposhtur në San Siro me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.
Rossonerët janë mposhtur në shtëpi nga Fiorentina dhe kështu kanë humbur pozitën e tretë në renditjen tabelore.
Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit Viola erdhi në minutën e 73-të dhe u shënua nga Federico Chiesa, i cili dha një goditje të fortë nga distanca.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mbrojtësi mysafirë, Vitor Hugo, i cili pas paraqitjes së mirë u notua me 8.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma që u vlerësua me 5.7.
Milan:
Fiorentina:
/Telegrafi/