Publicisti Milaim Zeka ka rrëfyer detaje të pa thëna më parë për jetën e tij private.
Teksa flet për vështirësitë e tij në kohë lufte, dhe lëvizjen e tij nëpër Evropë, Zeka tregon me këtë rast edhe kur e humbi virgjërinë.
Ai thotë se para se të shkonte në Gjermani, kishte jetuar tetë muaj në Vjenë, shkruan Telegrafi.
Dhe, pikërisht aty e humbi edhe virgjërinë, pra bëri për herë të parë marrëdhënie seksuale.
“Para se të shkoj në Gjermani, kam jetuar tetë muaj në Vjenë, aty edhe e kam humbur virgjërinë me një mjeke austriake e cila është kujdesur për mua”, u shpreh Milaim Zeka.
Milaim Zeka aktualisht është një prej personazheve më karizmatike të skenës publike. /Telegrafi/