Telegrafi

Milaim Zeka tregon kush është fajtor për Specialen dhe demarkacionin

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka theksuar se për gjithçka mund të kritikohet kryeministri Haradinaj, por nuk mund të akuzohet për temën e demarkacionit.

Ai në foltoren e Kuvendit ka theksuar se demarkacionin sipas tij, e ka bllokuar ekskluzivisht LDK-ja dhe PDK-ja. “Për atë arsye edhe ka ra Qeveria e Kosovës”, ka theksuar Zeka. Sipas tij, fajin kryesor për themelimin e Gjykatës Speciale e ka Hashim Thaçi, i cili i ka detyruar deputetët ta votojnë këtë gjykatë, derisa fajin për mos themelimin e Ushtrisë së Kosovës e ka ish-kryeministri, Isa Mustafa.

Ai ka folur edhe për shpenzimet të cilat i kanë bërë zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se kartat e kartelave prej 3 mijë eurosh, janë shumë të larta dhe po i harxhojnë për dashnoret e tyre. /Telegrafi/