Site icon Telegrafi

Milaim Zeka thotë se qëllimisht u shkatërruan provat e vdekjes së Astrit Deharit

Deputeti i NISMËS Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se fakti që drejtësia ka qenë vazhdimisht e dhunuar nuk është ndonjë gjë e re në Kosovë.

”Që drejtësia ka qenë vazhdimisht e dhunuar nga pushteti nuk është ndonjë gjë e re. Këtu kujtdo që i teket mund ta shantazhojë një prokuror”, tha ai në Info Magazinë të Klan Kosova.

Kur është pyetur për vdekjen e aktivistit të ndjerë të VV-së, Astrit Deharin, ai ka thënë se qëllimisht janë shkatërruar provat për Astritin.

”Të gjithë e njohim familjen Dehari. E njohim edhe angazhimin e Astritit…  Qarqe të ndryshme brenda për brenda, qëllimisht i kanë shkatërruar provat për Astritin dhe qëllimisht kemi ardhur në këtë situatë ku jemi sot”.

Ai ka thënë se për të treguar pjekuri institucionale, pas rastit Dehari, do të duhej të jepnin dorëheqje ministrja e Drejtësisë dhe drejtori i burgjeve të Kosovës.

”Dy dorëheqje të menjëhershme do të duhej të vinin, ministrja e Drejtësisë dhe drejtori i burgjeve të Kosovës”, tha ai.

Exit mobile version