Deputeti Milaim Zeka, ka theksuar se nëse do të kishte dëshiruar do të mund të zgjidhej sot kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Ai në emisionin “Info – Box” të “RTV Dukagjini”, ka thënë se ka mundur që të dalë në foltore dhe ta propozojë emrin e tij për të parinë e parlamentit, dhe se sipas tij, do të fitonte këtë pozitë.
“Kam mundur ta propozoj Milaim Zekën, si kandidat për kryetar të Kuvendit, nga radhët e PAN-it, dhe të gjithë do të më kishin votuar. Çdo kandidat i PAN-it që do të bëhet kryetar i Parlamentit, do të ishte legjitim”, ka shtuar Zeka./Telegrafi/