Site icon Telegrafi

Milaim Zeka: Thaçi po luan me partitë politike, votuesit dhe deputetët

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, duke komentuar thirrjen e takimit konsultativ të së hënës me partitë politike nga ana e Presidentit Thaçi, ka thënë se ky takim me subjektet partiake nuk do duhej të ndodhte.

Sipas deputetit Zeka me këtë rast Presidenti Thaçi po bën lojë me partitë politike, me deputetët dhe me votuesit.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Show mediatik i Presidentit po i kushton shumë vendit, dhe po i forcon shumë kundershtarët e tij politik. Vendi nuk ka nevojë per asnjë konsultë paraprake me parti”, përcjell Telegrafi.

Postimi i plotë i  Zekës në facebook:

“Lojtari i guxhave – Hashim Thaçi

Nuk e di nese nja 2 perqind e prishtinalive te “vjeter” e kuptojne se çka eshte loja e guxhave, dhe si luhet ajo?! Nese jo, munden me i pyet katunarte si une, edhe ua sqarojne.

Po presidenti i vendit, me kete ftesen drejtuar partive politike, per nje takim diten e hene, ora 10-te, ashte funde e krye veq sa me lujte guxhas me keto parti, dhe asgje ma shume. Kjo ashte loje me votuesit e Kosoves, loje me deputete, pa e kuptu presidenti, se egjithe kjo, do t i kthehet ne bumerang.

Show mediatik i Presidentit (per ta vene vete ne vend te pare ne listen e Kallashit, Linda Morines e Bleona Qerretit), po i kushton shume vendit, dhe po i forcon shume kundershtaret e tije politik. Vendi nuk ka nevoje per asnje konsulte paraprake me parti. Vendi ka nevoje qe te thirret seanca parlamentit, qe aty te matet forca politike e çdo subjekti politik. Hiq nami nuk bahet nese PAN-i e ban, apo nuk e bane qeverine. Nuk bahet nami as partite tjera nese e bajne apo jo. Kryesorja eshte qe te bahet qeveria nga ata qe i kane numerat, nga ata qe minden me ba qeverine.

Partite politike, mem ndegju mu, nuk kishin shku ne ate mbledhje konsultative, pasiqe nuk ka asnje vlere, asnje rezultat. Mbledhjet e tilla munde te thirren nese te gjithe deshtojne me kriju qeverine, po fillimisht parlamentin. Lista Serbe po tregohet shume e sinqerte, duke treguar hapur se “po konsultohen me Beogradin”!

Po me vjen inati bre, jo vetem si deputet, po edhe si qytetar i ketije vendi, qe Vuçiqi te ju thote diplomateve te huaje: “A ju thoshim qe lidershipi i Kosoves nuk jane te zot me drejtu nje ferme te lopeve, se le ma nje shtet”!” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Exit mobile version