Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, në profilin e tij në Facebook, ka postuar një fotografi ku shihet në shoqëri me nënkryetarin e LDK-së dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu.
Zeka ka shkruar se ai dhe Veliu janë në parti të ndryshme por drejtimin e kanë të njëjtë.
Lexojeni postimin e plotë të Milaim Zekës:
“Me Agim Veliun dhe nje jaran tjeter
Nuk folem per numera, po per Gjyshin tim, Arif Sherif Zeken, dhe babain e Agimit, te cilet kane qene bashkeluftetar, dhe anetare te NDSh se. Ne jemi ne parti te ndryshme, po drejtimin e kemi te njejte…”, (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/