Gazetari tash anëtari i Nismë për Kosovën, Milaim Zeka ka publikuar një foto ku shihet presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke pretenduar se fotoja është bërë tash.
Postimi i Zekës në Facebook:
“LDK-ja prapë me PDK ne Hashim Thaçi me Lutfi Hazirin. Një foto sa 1000 fjale. Nga kjo foto qe me erdhi, Lutfi Haziri shihet duke marre bekimin e Hashim Thaçit, për kryeministër”, ka shkruar Zeka në ‘Facebook’.
Por, kjo fotografi po del të jetë bërë më shumë se një vit më parë.
Prandaj i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lutfi Hazirit, i cili thotë se “e publikojnë një foto të shkrepun para ma shumë se nji viti. Kohë dimni ka qenë, i dashtun Milaim. As kjo s’t’dhezë.
Postimi i Hazirit:
“E publikojnë një foto të shkrepun para ma shumë se nji viti. Kohë dimni ka qenë, i dashtun Milaim. As kjo s’t’dhezë. As ty, e as atyne që dojnë me e pa LDK’në të përçame. LDK asht ma unike se kurrë. Na jemi gati. Me besim në Zot e Atdhe, LDK ka me fitue në mënyrë plebishitare. Shihemi më 11 qershor! Lut Emrush Haziri”, ka shkruar Haziri. /Telegrafi/