Site icon Telegrafi

Milaim Zeka prapë në Gjykatë

Gazetari Milaim Zeka i cili ishte shpallur i pafajshëm më 12 gusht të këtij viti, do të paraqitet sërish në Gjykatën e Apelit në cilësinë e të pandehurit.

Sipas një njoftimi të avokatit Gafurr Elshani,   në rastin  e ashtuquajtur “Rasti Drenica”, më 30 nëntor 2016, në orën 10:00, Zeka, në cilësinë e të pandehurit do të paraqitet  në Gjykatën e Apelit, ku do të mbahet seancë gjyqësore e Kolegjit të Gjykatës së Apelit dhe ku do të vendoset mbi ankesën e PSRK-s, të ushtruar kundër Aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, në lëndën penale kundër të të akuzuarve Milaim Zeka dhe Rrustem Rukolli.

Milaim Zeka dhe Rrustem Rukolli akuzoheshin për veprën penale “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Tentim i pengimit të të provuarit ose procedurës zyrtare dhe privatësisë”

Exit mobile version