Site icon Telegrafi

Milaim Zeka: Kujtim Shala i LDK-së e ka votën time

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë se do ta votojë Kujtim Shalën, kandidatin e LDK-së për nënkryetar të Kuvendit.

Zeka përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pasi LDK e ka bërë publik emrin e kandidatit për nënkryetar të Kuvendit, ai do ta votojë Kujtim Shalën, i cili sipas tij e ka vetëm një të” keqe”, që është në LDK.

Postimi i Milaim Zekës:

“Kujtim Shala i LDK/se, do ta kete voten time

LDK, ka bere publik emrin e Kujtim Shales, si kandidat per nenkryetar te Kuvendit te Kosoves.

Kujta eshte nje djal brilant, intelektual, dhe vjen nga nje familje shume Atdhetare. Gjysma te arratisur ne Shqiperi (Ramada Shala, perkthyes i larte ne ATSH)!

Kujta e ka vetem nje te “keqe” qe eshte ne LDK, ama vota ime shkon per te” (sic), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Exit mobile version