Miliam Zeka është deputeti i vetëm i koalicionit PAN që është pjesë e sancës së jashtëzakonshme parlamentare të thirrur nga Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës.
Deputeti i Nismës tha se ata që po abuzojnë me akuzën se deputetët u janë nënshtruar Vuçiqit, është akuzë degraduese.
Ai ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka qenë bashkëfajtore për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Zeka, në foltoren e legjislativit të vendit, duke iu drejtuar deputetëve të partisë së Mustafës, ka theksuar se “ju e keni bërë këtë sallamadi këtë vend”. “
”Abuzimi që po na bëhet që kemi ra në prehrin e Vuçiqit, është abuzim degradues, sepse në mesin tonë ka njerëz që tërë jetën e vet ja kanë kushtu vendit”, tha ai.
“Ata qe mendojnë disa deputetë, se e kemi kthyer kokën ka Beogradi, nëse e kam kryet ka Beogradi, ju e keni kthyer prapanicën ka Beogradi”, ka thënë ai.
Duke iu kundërpërgjigjur deputetëve nga partit tjera, ai me fjalorin e tij bëri që fjala e tij të mirret nga Kryesuesi i seancës, Kadri Veseli.
“Nuk lejojë fyerjet në parlament. Vetem për pushtet u bënë turp para qytetarëve, vetëm kur është fjala për pushtet”, ka theksuar Veseli. /Telegrafi/