Telegrafi

Milaim Zeka emocionohet teksa falënderon gruan e tij

Deputeti Milaim Zeka sot prezantoi Partinë Euroatlantike të Kosovës ku kritikoi lidershipin aktual, por shpalosi edhe vizionin e PEK-ut duke premtuar se do të bëjë të kundërtën asaj çfarë ishte bërë deri më sot.

Në fund të fjalimit të tij, ai nuk harroi të falënderonte familjen e tij, ndërsa u emocionua kur foli për gruan.

Ai është i martuar me Edlira Qefalija me të cilën ka edhe dy vajza.

Zeka i tha gruas së tij se “e kishte për taksirat” dhe e falënderoi për dy vajzat.

“Faleminderit familja ime, faleminderit të gjithë juve, faleminderit grua e dashur që me hy njeriu në politikë qishtu duhesh mem harru që me ke burrë. Por, më ke pas taksirat. E mençme je, ma e mençme se unë, por bash e mençme s’del prej Tirane mu martu në Obri nuk o bash normale. Por, martesat janë aksident. Faleminderit për vajzat që mi ke dhuru. Faleminderit të gjithë juve”, përfundoi mes emocionohesh dhe duartrokitjeve të të pranishmëve fjalimin Zeka./kp/Telegrafi/