Telegrafi

Milaim Zeka bëhet gjysh

Ai është një ndër deputetët më të zëshëm të Kuvendit të Kosovës.

Bëhet fjalë për Milaim Zekën, i cili ka ndarë me miqtë dhe familjarët një lajm të mirë të familjes së tij.

Politikani ka njoftuar përmes llogarisë personale në Facebook se vajza e tij, Dafina e ka bërë gjysh duke lindur një vajzë.

“Sa mora lajmin e gëzuar se u bëra gjysh. Vajza ime, Dafina, lindi një vajzë. Po festojmë në Hotel Dukagjin, bashkë me Eden dhe miq nga Brukseli dhe Gjermania”.

Qe Dafina ka lindur një bebe, kjo është e vërtete, qe unë jam bërë gjysh, kjo është rrene..”, ka shkruar ai në rrjetet sociale teksa shihet duke festuar këtë moment të bukur familjar.

Zeka, ka festuar lindjen e mbesës në një darkë bashkë me gruan Edliren si dhe miq nga Brukseli dhe Gjermania. /Telegrafi/