Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka prezantuar edhe zyrtarisht aderimin e gazetarit Milaim Zeka në partinë e tij.
“Nisma ka marrë sot një lajm prej më të mirëve për një kohë të gjatë, nga sot unë e bëjë publike dhe njoftoj se ish-veprimtari në shërbim të këtij vendi gjithë jetën e tij si nxënës, si intelektual, gazetarë, publicisti, bashkëluftarë gjatë gjithë kohës së vetë në shërbim të çështjes kombëtare, një njeri që e thotë atë që e mendon, na e ka thënë edhe neve gjithë atë çfarë ka besuar se ne duhet të besojm dhe se duhet ë jemi aty ku duhet të jemi, që na ka respektuar dhe nderuar ku është dashur, para jush prezantoj Milaim Zekën si kandidatin e ardhshëm për deputet në kuadër të listës për Nismën për Kosovën. Kemi qenë bashkë në Koshare dhe si gjithmonë kur kemi biseduar rreth atkivitivzimit të tij politik nuk ka pasur asnjë kërkesë. S’ka pasur nevojë Milaimi të na tregojë qëndrimin e tij politik por kërkojë nga mediat që të mos marrin prononcim se çfarë mendon e çfarë bënë”, ka thënë Limaj.
Limaj ka thënë se Milaimi do të jetë zëri i së vërtetës për Kosovën./Telegrafi/