Telegrafi

Milaim Zeka akuzon rëndë Lladrovcin, thotë se përmes shantazheve është bërë ambasador dhe kryetar i Drenasit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili është nga radhët e Nisma-së, Milaim Zeka ka folur përsëri rreth akuzave që i ka drejtuar kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka thënë se të gjitha pozitat deri sot i ka fituar përmes shantazheve.

“Ramiz Lladrovci të gjitha këto pozita i ka arritur përgjatë karrierës me shantazhe dhe shpifjeve, ai është bë pikërisht përmes tyre ambasador dhe kryetar i Drenasit”, ka thënë Zeka.

Deputeti Zeka ka treguar se ka bërë padi që 1 vit ndaj kryetarit të Drenasit, ndaj tij ka treguar se nuk ka probleme personale por ai ka shpifur.

Zeka ka thënë se me të ka vetëm një problem, pasi Lladrovci e ka quajtur bashkëpunëtor i UDB-ës.

Ai për këtë edhe e ka paditur para një viti, duke në këtë mes edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli,

Zeka ka thënë nëse Kadri Veseli e dinë më së miri se çfarë jam unë, nëse ai thotë se ‘unë jam bashkëpunëtor me UDB-në, unë i pranoj të gjitha’.

Ai ka treguar se për çfarë dokumenti po flet Lladrovci për të dhe kush i ka dhënë.

“U shërbye me një dokument i cili ja ka dhënë një dokument avokati Tom Gashi, i cili është nëna e dallaverxhive, i cili me një dokument i cili më ka pyet Salustro se ka pas ndonjë vend ndalimi, ndonjë qendër ndalimi nga UÇK”, tha Zeka.

“Unë jam i gatshëm të përballem me Ramizin në gjygj, por, nëse unë shpallem fajtor shkojë në burg, nëse unë dal i pafajshëm Ramizi del të më kërkon falje”, theksoi më tej Zeka.

“Salustro  e kishte nofkën doktorit, dhe ky doktori  kishte një polic shumë të madh, me emrin “pacienti” që i sillte informacione dhe njerëz për të i akuzuar”, tha Zeka.

“Eulexi e ka ditë që kam fakte, 4 vjet e gjysmë më ka mbajt nëpër gjyqe”, tha Zeka në emisionin Fakt PLUS në Tribuna Channel.