Federata e Skitarisë së Kosovës e ka zgjedhur kryetarin e ri. Bëhet fjalë për Milaim Kelmendi i cili është zgjedhur kryetari i ri i Federatës Skitare të Kosovës, me vota të hapur duke fituar një mandat katërvjeçar.
Pasi arriti të fitonte postin e kryetarit Kelmendi është shprehur optimist duke thënë se e presin sfida të vështira. E para, është që të kemi ngritje të cilësisë, si dhe moralin e skiatorëve.
E dyta, synojmë të marrim pjesë në garat e ndryshme ndërkombëtare dhe me 6 shkurt të vitit të ardhshëm do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që mbahet në St. Moritz. Në këtë garë do të marrin pjesë me skiatorin më të mirë Albin Tahirin.
Synimi tjetër është rritja e cilësisë së trajnerëve dhe të gjyqtarëve”, deklaroi Kelmendi.