Site icon Telegrafi

Miku i Trumpit, senatori republikan: Biden duhet të ketë qasje në njoftimet e klasifikuara

Senatori Lindsey Graham pohon se presidenti i zgjedhur, Joe Biden duhet të marrë informacione nga inteligjenca amerikane.

Departamenti i Shtetit po e pengon Bidenin të ketë qasje në mesazhet e dërguara nga udhëheqësit e huaj, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Cilët republikanë deri më tani ia kanë uruar fitoren Joe Bidenit?

“Po, mendoj se duhet”, tha Graham, një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump, raporton CNN.

Presidenti nuk i ka pranuar rezultatet zgjedhore dhe ka refuzuar të lejojë që të fillojë një periudhë zyrtare tranzicioni, duke përfshirë edhe çasje në të dhënat e klasifikuara që presidenti i merr çdo ditë nga inteligjenca amerikane.

Një tjetër republikan me ndikim, senatori Rob Portman nga Ohio, tha, “po, nuk mendoj se do ta dëmtonte,” që Biden të fillojë të marrë njoftimet tani, pasi një grusht republikanësh të tjerë kanë thënë se e mbështesin këtë.

Lexo po ashtu Republikanët i drejtohen Trumpit: Mos i prano rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Graham dhe Portman u bashkuan me republikanët e tjerë të moshuar që thonë se demokrati duhet të ketë qasje në njoftimet e klasifikuara. /Telegrafi/

Exit mobile version