Telegrafi

Miku i ngushtë i Princi Harry, Nacho Figueras thotë se ai “ka vuajtur shumë pas daljes nga mbretëria” dhe po përpiqet të mbrojë gruan dhe djalin e tij

Princi Harry dhe miku i tij Nacho Figuares (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Princi Harry ka “vuajtur shumë” nga gjykimet dhe përpiqet të “mbrojë të voglin dhe luaneshën e tij”, tha miku i tij i ngushtë në një intervistë së fundmi, duke folur për vendimin e tyre për të dalë nga monarkia.

Në fillim të këtij muaji, çifti njoftuan planet për tu larguar si “anëtarë të vijës së parë” të familjes mbretërore, duke treguar se do të ndanin tash e tutje kohën e tyre mes qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën e Veriut, përkatësisht në Kanada, shkruan E! News.

Njëra ndër arsyet e largimit të tyre mendohet të jetë lodhja e Meghan Markle, pasi ish-aktorja me origjinë nga Sh.B.A. ka qenë shpeshherë shënjestra e shtypit negativ. Mbretëresha Elizabeth II, nga e cila nuk u kërkua këshilla paraprakisht për largimin e çiftit, më vonë miratoi daljen mbretërore të tyre, me disa kushte të vetat.

Princi Harry dhe miku i tij Nacho Figuares (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

“Ai është baba”, tha miku i ngushtë i Harryt, Nacho Figueras në një storje speciale për ABC News. “Ky është një djalë që po përpiqet të mbrojë të voglin e tij dhe luaneshën e tij nga çdo gjë që duhet”.

Harry, Meghan dhe djali i tyre Archie aktualisht po jetojnë në Kanada, ku tashmë veç janë fotografuar nga paparacët në disa paraqitje të tyre.

“Unë fola me Harry disa ditë më parë. Ai ka vuajtur shumë nga të gjitha gjërat që i kanë ndodhur. Ai vuan shumë nga njerëzit që e gjykojnë atë”, tha tutje miku i tij Nacho.

Princi Harry (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Një tjetër mik i Harry-it, JJ Chalmers, në një intervistë të dhënë për BBC në fillim të këtij muaji u shpeh: “Kur ju shikoni vendimin që ai ka marrë, unë mendoj në ballë të kësaj është mbrojtja e familjes së tij, sepse kjo është rregulli numër një, është të jesh baba dhe të jesh burrë”, tha ai.

Në komentet e tij të para publike që nga njoftimi i Mbretëreshës, Harry tha se ishte ai që mori vendimin që ai dhe Meghan të tërhiqeshin si mbretërorë të vijës së parë pas “bisedimesh për shumë muaj dhe pas kaq shumë vitesh sfidash”. /Telegrafi/

Princi Harry (Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)