Telegrafi

“Miku i mirë në kohë të vështirë” – Casemiro u hakmor ndaj Milnerit pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Benzemas

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro vendosi të ‘hakmerret’ ndaj James Milnerit gjatë ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit dhe video është bërë virale tashmë në mediat sociale.

Në një pjesë të parë të ashpër në Anfield mbrëmë, sulmuesi i Los Blancos, Karim Benzema ishte me fat që shpëtoi pa ndonjë dëmtim serioz kur Milner me përvojë bëri ndërhyrje të ashpër në kyçin e këmbës së francezit.

Për habinë e shumë vetave, ndërhyrja tronditëse mbeti pa u ndëshkuar, por mesfushori anglez i Liverpoolit u ‘ndëshkua’ nga dikush tjetër.

Disa minuta më vonë, shoku i skuadrës së Benzemas, Casemiro, pa një mundësi për të lënë gjurmët e tij në Milner pranë vijës anësore.

Ai përplasi anglezin për tokë me një ndërhyrje të fuqishme si hakmarrje ndaj ndërhyrjes së Milnerit në Benzeman.

Incidenti përfundimisht shkoi në rishikim nga VAR-i dhe braziliani ishte me fat që nuk u përjashtua.

Në vend të kësaj mori vetëm një karton të verdhë. /Telegrafi/